Kristjan Asllani shënon golin e parë sezonal në Serinë A dhe mban Interin në garë për titullin kampion

34
Sigal

Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë sezonal në Serinë A. Mesfushori i Shqipërisë, i dha avantazhin Interit, në takimin ndaj Hellas Verona.

Në minutën e 9-të, Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kthyer në gol një penallti të fituar nga zikaltërit. Ky gol bëri që në stadiumin “San Siro” të shpërthejë festa e tifozëve zikaltër.

Shqiptari e ka shpërblyer me gol besimin e trajnerit Simone Inzaghi, që për takimin e sotëm e zgjodhi si titullar.

Përveç golit, këtë sezon Asllani numëron dhe dy asiste në Serinë A, shifra të njëjta si ato të sezonit të kaluar.