Mediat e mëdha gjermane: Maestroja i fushatës së Trump do rrëzojë kryeministrin shqiptar

Media të shumta gjermane po i bëjnë jehonë zgjedhjeve shqiptare. Franfkurter Rundschau raporton se ‘maestroja’ i fushatës së Trump do të rrëzojë kryeministrin shqiptar

‘Nga po shkon Shqipëria?’ Kjo është pyetja që i mundon njerëzit në gadishullin Ballkanik përpara zgjedhjeve parlamentare më 11 maj. Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri konsiderohet vendimtar për rrugën e mëtejshme të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sigal

Dy parti dhe aleanca janë në garë për fitoren: Kryeministri aktual Edi Rama (PS) ka shpallur synimin për të vazhduar përpjekjet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Rivali i tij kryesor është ish-kryeministri dhe ish-presidenti i djathtë Sali Berisha (PD), i cili udhëheq një aleancë opozitare me një slogan elektoral të frymëzuar nga presidenti amerikan Donald Trump për një ‘Shqipëri madhështore’.

60-vjeçari Rama synon një mandat të katërt. Në fushatën zgjedhore, kreu i PS vuri në dukje përfitimet e anëtarësimit në BE.

Kundërshtari i tij, Sali Berisha, pas 12 vitesh në opozitë, dëshiron të rikthehet në pushtet. 80-vjeçari është paraqitur si një udhëheqës i fortë dhe fokusohet te ringritja ekonomike.

Partia e Berishës ka angazhuar posaçërisht për fushatën zgjedhore strategun amerikan të fushatave, Chris LaCivita, i cili bashkë me Susie Wiles udhëhoqi fushatën e Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024.

‘Gjatë dy viteve të fundit, Chris LaCivita ka këshilluar dy figura të mëdha politike në dy vende të ndryshme,’ citoi gazeta amerikane Politico zëdhënësin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Alfred Lela: ‘Donald Trump dhe Sali Berisha.’

Sipas Lelës, të dy burrat kanë ‘profile jashtëzakonisht të ngjashme’. Ata janë ndjekur nga institucione brenda dhe jashtë vendit dhe janë paraqitur si ‘të jashtëm të rrezikshëm’ që duhej të eliminoheshin me çdo kusht nga politika.

LaCivita ka një objektiv të qartë: ‘Me një demokraci të lulëzuar dhe një miqësi të vërtetë me Amerikën, mund ta bëjmë sërish Shqipërinë madhështore,- shkruan gazeta gjermane.