
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu, në rrjetin e tij social Facebook ka bërë një deklaratë të fortë duke denoncuar një rast të dyshuar të blerjes së votave në zonën e Maqellarës.
Sipas tij, demokratët e kësaj zone kanë bllokuar dy automjete që dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votave. Në një prej mjeteve luksoze tip “Mercedes S-Class Maybach”, me targa AC 009 EP, është kapur Fiqiri (Cil) Pali, pronari de facto i kompanisë “SIRETA 2F”, të cilit iu gjetën:
– 3.500 litra tollona karburanti,
– 4.500 dollarë amerikanë,
– 1.000 sterlina angleze,
me një vlerë totale rreth 12 milionë lekë të vjetra.
Mziu thekson se Pali është përfitues i dy tenderëve publikë me vlerë mbi 2 milionë euro në Bashkinë Dibër dhe Mat ,dhe është pjesë e strukturave të PS që po përfshihen në blerje votash.
Prokuroria, sipas tij, ka nisur procedurat ligjore për dërgimin e çështjes në gjykatë.
Postimi i plotë:
Demokratët e Maqelllarës, bllokojnë dy makina që dyshoheshin që shpërndanin para në këmbim të votave.
Në njërën nga mjetet u konstatua se:
Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F, Ju gjetën në makinë:
3.500 litra tollona karburanti.
4.500 dollarë american
1.000 sterlina Angleze
Pra një shifer totale prej rreth 12 milionë lekë të vjetra.
Në mjetin Benc Mercedes S-Class MayBach me targë AC 009 EP.
Theksojmë që zoti Pali është:
Përfituesi i tenderit të rindërtimit të sheshit “Elez Isufi” në Peshkopi për tenderin mbi 2 milionë euro, me Bashkinë Dibër, po investohet tani
Përfitues i tenderit të rikonstruksionit të sheshit “ Ahmet Zogu”, në Mat, që po investohet tani.
Ndërkohë, personi në fjalë është kthyer në një aventurier blerje votash në këmbim të tollonave të naftës dhe dollarëve e sterlinave.
Prokuroria po bënë proçedurat e nevojshme, personat në fjalë do të shkojnë para drejtësisë.
Personi në fjalë është një eksponent i PS dhe shperndarës i parave në këmbim të votave në zgjedhjet e 2023 dhe 2025 në qarkun e Dibrës!
Prokuroria po mbyll proqedurat e nevojshme ligjore për ta nisur për në gjykatë.