Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo ishte në inagurimin e gjimnazit simbol të Beratit, “Babë Dudë Karbunara. Ai shprehet se standartet e jashtëzakonshme me të cilat është punuar për këtë institucion të arsimit dhe figurat që kanë dalë prej aty janë krenari në botë.
Demo: Pafundësisht i lumtur, i emocionuar dhe krenar që të inauguronim, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, me kryeministrin e vendit Z. Edi Rama dhe ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Ogerta Manastirliu, gjimnazin simbol të Beratit, “Babë Dudë Karbunara”.
Bashkë me ish-profesorë të nderuar, drejtues ndër vite të këtij gjimnazi dhe ish-nxënës që sot janë profesionistë që na bëjnë krenarë në botë, inauguruam “Babë Dudën” e re, me standarde të jashtëzakonshme.
“Babë Duda” dhe “22 Tetori” ku ka nisur puna për t`u ribërë nga fillimi, janë godinat më të mira publike, në territorin e Bashkisë. Më të mira se Bashkia vetë apo institucione të tjera dhe kjo për mua është domethënëse për të treguar prioritetin që kemi për brezat e ardhshëm dhe për Shqipërinë 2030.