Kampionati Kombëtar i Notit/ Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: “Te Stela”, pararoja e kombëtarëve tona të Notit

47
Sigal

NOTI SHQIPTAR/ Kampionati Kombëtar për të Rritur e të Rinj në pishinën 25m “Te Stela” me 15 rekorde. Flasin për “Telegraf” Presidenti i FSHN-së dhe rekordmenë.

Agim Çiraku: “Te Stela”, pararoja e kombëtarëve tona të Notit

Agron KAJA

Dy ditë gara në Kampionatin Kombëtar të Rritur të Rinj, si i përshkruani?

Ka qënë një kampionat ku u zhvilluan gara me pjesëmarrje të lartë, me rivalitet dhe të bukura. Ana organizative dhe bashkëpunimi me ekipet ishin të plota duke bërë që garat të zhvilloheshin në ritmikë dhe rregull.

Sa ndryshim kishte për ju ky kampionat sivjet, me atë të vitit të kaluar?

Ka ndryshim, sepse në këtë kampionat kishte më shumë rekorde kombëtare se sa në kampionatin e kaluar, çka tregon rritje të cilësisë. Këtë kërkojmë edhe ne si federatë, dhe kjo u shpreh në pishinë thuajse në çdo garë.

Ku mendoni se ky kampionat i kaloi pritshmëritë e tij: Në organizim, në garë apo rekordet kombëtare?

Në të tre këta tregues, Kampionati Kombëtar për të rritur dhe të Rinj i kaloi pritshmëritë e tij. E përmënda më sipër organizimin, e më pas garat e bukura dhe me rivalitet, çka u përmblodh edhe me 15 rekordet kombëtare.

Cili ekip mendoni se bëri diferencën në këtë kampionat, dhe pse?

“Te Stela” kishte bërë përgatitje më të mira me notarët e saj, si

të Rinj, ashtu edhe me të Rriturit. Si gjithmonë ajo dalloi në masivitet, në cilësinë e garave dhe në rekordet që thyenë notarët e saj. Por, Teuta u tregua rivale e denjë.

Po rekordet kombëtare, sa ju përgjigjën “thirrjes” suaj si President i FSHN-së?

Jam shumë i kënaqur me rekordet kombëtare, që u thyenë nga notarët (15), sepse veç cilësisë së garimit, ato tregojnë edhe progresin nga notarët. Këtu do thoja se shprehet edhe puna e mirë që bëjnë trajnerët në të gjitha ekipet.

Duke ju referuar pjesëmarrjes, ishte në pritshmëri në këtë kampionat?

E përmënda më sipër pjesëmarrjen si një nga treguesit e këtij kampionati. Të them se ishte në pritshmëri, kjo ishte relative. Por këtë herë ishte e kënaqshme, duke menduar se ende nuk jemi ndarë nga stina dimërore e garimit.

Ky kampionat mbylli stinën dimërore. Cila është veprimtaria e radhës për notin shqiptar 2025?

Tashmë do të nisë stina e garimit në pishinën 50 m, dhe deri në muajin qershor ekipet e kanë kohën e mjaftueshme që të bëjnë përshtatjen e notarëve në kushtet e kësaj pishine. Këtë vit do presim rezultate më të larta në pishinën 50 m.

Çfarë do të uronit për veprimtaritë dhe garat e këtij viti kalendarik në notin shqiptar?

Ka shumë urime, por sportivisht do uroja përmirësim në këta tregues: Stërvitshmëri-Rivalitet-Cilësi-Rekorde. Këta janë treguesit kryesorë që notin shqiptar po e rritin në progress të admirueshëm.

 

NOTARËT MË TË MIRË

Të Rritur Femra-Meshkuj               Të Rinj Femra-Meshkuj

Stela Gjoka (Teuta) 1205 pikë                        Arla Dermishi (Te Stela) 1198 pikë

Ediliano Huna (Teuta) 1186 pikë       Ediliano Huna (Teuta) 1186 pikë

15 Rekorde Kombëtare

Në Kampionatin Kombëtar të Notit për të Rritur e të Rinj, tradita e thyerjes së rekordeve kombëtare vazhdoi. Këtë herë ishin notarët e Akademisë së Notit “Te Stela” që thyenë 13 rekorde kombëtare, në stafeta dhe me protagonist Luna Djarmatit dhe Leon Hoxha. Vetëm Stela Gjoka e Teutës e “prishi” rradhën e rekordeve, pasi i theu në dy gara. AN “Te Stela” ishte rekordmenia e kampionatit.

EKIPET FITUES

#Të Rritur                   Meshkuj

TE STELA

#Të Rritura                  Femra

TE STELA

#Të Rinj                      Meshkuj

TE STELA

#Të Rreja                    Femra

TE STELA

FLASIN KAMPIONËT

Stela Gjoka, ”Bretkoca” absolute e kampionatit

Notarja e Teutës së Durrësit, Stela Gjoka, ishte protagoniste në Kampionatin Kombëtar të Notit për të Rinj dhe të Rritur. Kampione dhe rivale në garat 50 m, 100 m dhe 200 m Stil Shpinë, durrsakja e meritoi çmimin: Notarja më e Mirë e Kampionatit për të Reja me 1205 pikë. Në ditën e dytë të garave, ajo u shpreh për gazetën “Telegraf” se ishte e përgatitur për këto rezultate, madje priste edhe më shumë. “Së bashku me trajnerët, ishim përgatitur shumë për garat e këtij kampionati. Unë garova në disa gara, por në Stilin Shpinë në 50 m, 100 m dhe 200 m’u rendita e para, duke i përmirësuar kohët. Garat u zhvilluan me rivalitet, dhe unë ndjehem e plotësuar, sepse theva edhe 2 Rekorde Kombëtare. Prisja në të gjitha garat që t’i thyeja rekordet, por ndoshta në kampionatet në pishinën 50 m do kem rezultate më të larta”.

Libri Artë

Historia e kampionatit të Notit në pishinën 25 m “Te Stela”, nga viti 2013 e deri më sot, fitues ka qënë ekipi “Te Stela”, si për Meshkuj e Femra, por edhe si ekip. Edhe në kampionatin që sapo u mbyll, e ruajti traditën e fituesit të pa konkurrueshëm.

Viti 2025

Në garat e Kampionatit Kombëtar të Rritur dhe të Rinj në pishinën 25 m në vitin e kaluar, ekipi “Te Stela” fitoi ndjeshëm. Edhe në këtë vit ku garuan rreth 130 notarë meshkuj e femra, ku 47 prej tyre ishin të Akademisë së Notit “Te Stela”, të gjithë fitues.

Durrsaku Ediljano Huna, më i Mirë i Kampionatit

Edhe për meshkuj, skuadra e Teutës së Durrësit u tregua më e përgatitura, sa i përket kampionëve. Dhe ishte Ediljano Huna ai që e mbajti të ndezur “pishtarin durrsak” të kampionit në këtë kampionat. Për të Rinj dhe për të Rritur, Huna grumbulloi 1186 pikë në garat e 400 m dhe 800 m Stil i lirë. Për gazetën “Telegraf”, durrsaku kampion u shpreh se këto gara ishin një test për rrugëtimin e këtij viti sportive, në të cilin ai premton rezultate të larta dhe rekorde kombëtare. “Nuk ishin të rastësishme këto rezultate, sepse përgatitjet në Durrës kanë qënë të orientuara për këto rezultate. Duke u shpallur kampion për të Rinjtë dhe të Rriturit, unë ndjehem i shpërblyer. Kanë qënë gara shumë të forta dhe me rivalitet, dhe grumbullimi i 1186 pikëve dhe Notari më i Mirë, besoj se janë treguesit më të bindshëm për fitoren time”.

TRAJNERI FITUES/ Eduart Cane, tregon se “Te Stela” është akademi, që prodhon fitoren e të gjitha trofeve.

Ishim përgatitur për thyerjen e më shumë rekordeve

Kampionati Kombëtar

Të Rinj dhe të Rritur

 

REKORDET KOMBËTARE

#100 m Shpinë Fëmijë                        F

Luna Djarmati (Te Stela) 1’06”02

#4X50 m St. Lirë Të rinj                     M

Te Stela 1’42”18, ishte 1’43”66

#4X50 m St. Lirë Rinj-Rritur  M

Te Stela 1’58”96, ishte 1’59”60

#1500 m St. Lirë-Fëmijë                    M

Leon Hoxha (Te Stela) 20’19”57

#4X100 m Miks të Rritura                  F

Te Stela 4’47”87, ishte 4’53”84

#4X100 m Miks 15-16 vjeç                M

Te Stela 4’23”10, ishte 4’36”81

#50 m Bretkocë të Rritura                  F

Stela Gjoka (Teuta) 32”96

#100 m Bretkocë të Rritura                F

Stela Gjoka (Teuta) 1’15”27

#4X100 m St. Lirë 15-16 vjeç            M

Te Stela 3’54”66, ishte 4’00”20

#50 m Shpinë-Reja-Rritura                 F

Luna Djarmati (Te Stela) 30”81

#4X50 m Miks të Reja                        F

Te Stela 2’10”70, ishte 2’11”73

#4X50 m Miks të Rinj                        M

Te Stela 1’51”61, ishte 1’52”31

#4X50 m Miks 15-16 vjeç                  M

Te Stela 1’99”72, ishte 2’00”47

#4X200 m St. Lirë të Rritura              F

Te Stela 9’12”72

#4X200 m St. Lirë 15-16 vjeç            M

Te Stela 8’33”90

Bilanci: Tre notarë kampionë dhe 13 rekorde të thyera

Notarja Arla Dermishi ishte kampionia e vetme e ekipit të “Te Stela”, edhe pse u renditën të parët në kampionat. Me 1198 pikë të grumbulluara, Dermishi u tregua absolute, ndërkohë që Luna Djarmati dhe Leon Hoxha plotësuar podiumin e “tre moskëtierëve” kampionë e rekordmenë në këtë kampionat. Nga 15 rekordet kombëtare që u thyen, 13 prej tyre i thyenë notarët e ekipit “Te Stela”.

Agron KAJA

Edhe në Kampionatin Kombëtar për të rritur dhe të Rinj (Meshkuj-Femra), ekipet e Akademisë së Notit “Te Stela” e vazhduan traditën e fituesit. Ishte e 14-ta herë që “Te Stela” shpallet kampione, dhe këtë sukses trajneri Eduart Cane e quante të pritshëm. Madje ai për gazetën “Telegraf” u shpreh se ishin të përgatitur për më shumë kampione dhe për thyerjen e më shumë rekordeve kombëtare. “Duke qënë ekipi më i mirë i kampionatit, ky sukses tregoi se ishim më të përgatiturit në këtë event. Madje ne kishim pritshmëri për thyerjen e më shumë rekordeve kombëtare, por kjo nuk u arrit edhe për arsyen e thjeshtë, sepse përgatitjet ishin në një kohë të shkurtër nga ai i dy javëve të kaluara te moshat e vogla. Gjithsesi, këtë herë ne kishim edhe rivalitetin e Teutës, por që në asnjë rast nuk e rrezikoi suksesin tonë”, kështu theksoi trajneri Eduart Cane në bisedën pas mbylljes së Kampionatit Kombëtar për të Rritur e të Rinj në pishinën 25 m. Më tej ai u shpreh se ekipi që ai përgatit i dha tonin kampionatit. “Ishim më të përgatiturit, dhe ky është sukses i përbashkët me gjithë notarët, njëherësh bashkë me mua edhe trajneri Mjeshtër i Madh, Sadik Mema. Veçoj notaren Arla Dermishi, tek e cila kishim më shumë pritshmëri. Gjithsesi, në këto gara i gjithë ekipi doli në pritshmëritë tona, dhe unë i falenderoj të gjithë notarët dhe notaret”. Trajneri Cane tashmë do ta përqëndrojë vëmëndjen tek përgatitjet për pjesëmarrjen në aktivitetin ndërkombëtar në Dubrovnik pas dy javëve, ku ekipi “Te Stela” do të shkojë në përbërjen e tij me 15-20 notarë. “Në Dubrovnik mendojmë që të përmirësojmë kohët me të gjithë notarët që do garojnë. Ky aktivitet do jetë edhe një test për pjesëmarrjen në COMEN CUP, dhe të tjerat e këtij sezoni. Përgatitjet tona për në Dubrovnik do nisin që në fillimjavë”. Kështu e mbylli bisedën trajneri i ekipeve “Te Stela”, Eduart Cane.