Bledar Dervishaj: Ligji për betimin fut vendin në qorrsokak

313

Dervishaj: Ligji për betimin e gjyqtarëve, i miratuar nga Kuvendi antikushtetues, për ta vendosur Presidentin në qorrsokakë

Ligji i miratuar nga Kuvendi për ndryshimin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është antikushtetues. Kështu është shprehur këshëtlltari ligjor i Presidentit, Ilir Meta, Bledar Dervishaj, i cili ka sqaruar gjithë procedurën, duke theksuar se Kuvendi është nxituar më miratimin e këtij ligji. Për të bërë krahasimin, Dervishaj mori shembullin e aktit normativ të ligjit anti KÇK, i cili ende nuk ka vajtur në Kuvend të votohet dhe pastaj t’i shkojë Presidentit.

Bledar Dervishaj: Qëndrimi që Kuvendi ka mbajtur për miratimin e këtij ligji ka dy anë. Njëra anë është morale,e cila ka ceduar rëndë pasi çështja e betimit ka qenë në fokusin e mazhorancës për t’i kërkuar një opinionin Komisionit të Vencias, ku ata pretendoni se Presidenti nuk kishte thirrur sipas tyre një anëtar, që sipas tyre mendohej se ishte zgjedhur. Një nga ato pyetjet që ata kanë dërguar kishte të bënte me betimin. Ndërkohë që Venecia kishte mbërritur në Tiranë, disa orë përpara votohet një ligj që mazhoranca mendon se e zgjidhi vetë këtë. Kështu që sjellja përkundjet këtij komisioni të nderuar lë shumë për të dëshiruar.

Pse e ftove këtë organizëm kaq të rëndësishëm në nivel evropian që jep këshilla gjithë vendeve që kanë nevojë të konsolidojnë demokracinë. Nxitoi aq shumë Kuvendi, saqë ky ligj ka ardhur dje edhe në Presidencë. Akti normativ, ajo KÇK ende s’ka vajtur në Kuvend të votohet dhe pastaj të vijë tek ne. Po të bësh një paralelizëm të procedurës së ndjekur duket qartë që ka një nxitim. Unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë duan të realizojnë me këtë, por qasja duket. Ai projekt ligj kishte dy nene, një për procedurën e betimit që i vendoste kushte presidentit dhe neni tjetër ishte efekti prapaveprues që kishte. Po ta shikojmë nga përmbajtja ligjin, qoftë ky neni që ka mbetur i miratuar, qoftë pr/ligji i nisur është kokë e këmbë antikushtetues.

Është antikushtetues sepse betimi nuk është një akt formal. Betimi është akti i madh besimi, prandaj kushtetuta ia ka besuar Presidentit. Sipas Derivshajt, të gjitha veprimet e ndërmarra nga mazhoranca bëhen për ta vendosur Presidentin në qorrsokakë.