Kryebashkiaku Erion Veliaj: Sot mund të bëjmë vepra që nuk janë bërë në 50-60 vitet e fundit. Kavaja do furnizohet me ujë pa ndërprerje

44
Sigal

Në verë banorët e Kavajës do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm, falë ujësjellësit të ri. Gjatë inspektimit të punimeve, drejtuesi politik i PS-së për qarkun Tiranës, Erion Verliaj, tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për qytetin dhe banorët e Kavajës.  “Është një ditë e jashtëzakonshme për Kavajën, siç ishte dita kur zgjeruam Bovillën dhe sollëm linjën e re të ujësjellësit, që furnizonte direkt disa lagje të Tiranës. Falë mbështetjes që qeveria e Edi Ramës na ka dhënë në Tiranë, Redit në Kavajë, dhe bashkive të tjera, sot mund të bëjmë vepra që nuk janë bërë në 50-60 vitet e fundit, por ndërkohë në terren realiteti ka ndryshuar”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, PS-ja është e vetmja forcë që, pavarësisht baltës së opozitës, i qëndron deri në fund premtimeve. “Edhe pse sot është ftohtë, kantieri vlon nga puna. Besoj do të jetë vera e parë kur Kavaja, jo vetëm do të furnizohet me 24 orë ujë, por të njëjtin furnizim do të marrë edhe zona e plazhit. Do të jetë hera e parë kur turistët nuk do të përballen me me problemin e ujit. Nëse bëjmë një bilanc se cila është forca që i qëndron punëve deri në fund, që ka durimin të dëgjojë edhe baltën, edhe sulmet, për t’i qëndruar planit dhe premtimeve, ajo është vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama”, – nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.