Përfshihet nga flakët makina në Dukat, shpëton mrekullisht shoferi

214
Sigal

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Vlorë-Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:35, në fshatin Dukat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.