“Acarohet” Mesila Doda me deklaratën e zv.ministrit grek të Mbrojtjes, se çështja çame s’ ekziston: “E di unë kush e ka fajin”

396
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar pas deklaratës së zv.ministrit grek të Mbrojtjes, Dimitri Vitsa thotë se çështja çame nuk ekziston, ndërsa i bën të qartë kryeministrit shqiptar Edi Rama se Greqia nuk do jetë pjesë e një tryeze dialogu për një çështje të tillë.
Sigal

Duke e quajtur deklaratën e tij, mohim të spastrimit etnik, Doda akuzoi politikën shqiptare që nuk bashkohet për çështje të tilla, ndërsa shënjestron opozitën.

“Të gjithë krahët politikë në Greqinë “europiane” sillen njësoj, arrogantë e meskinë. Vazhdojnë mohojnë një krim të spastrimit etnik dhe në këtë absurditet janë të gjithë bashkë, qeveri dhe opozitë… Vetëm në Shqipëri ndodh që një pjesë e politikës vrapon të mbështesë fqinjin në sjelljet e tij arrogante e antishqiptare, me shpresë se do godasë kundërshtarin politik. Kjo është dhe arsyeja pse sot jemi të ndarë e të prapambetur. Një klasë politike, e cila nuk sheh më larg se hunda e vet”,- shkruan Doda në një status në Facebook.