Franca not proteste ndaj Ramës/ Nuk mund të sulmohet kështu një vend mik dhe aleat. BE është donator më i madh i Shqipërisë

52
Sigal

Ambasada franceze shuplakë kryeministrit Rama:

 Nuk mund të sulmohet kështu një vend mik dhe aleat!

Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar rreth kritikave të kryeministrit Rama në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për sa i përket vaksinës anti-Covid. Kryeministri në një emision televiziv e cilësoi egoizëm dhe cinizëm mbajtjen stok nga ana e Francës të një sasie të madhe vaksinash, ndërsa ambasada e cilëson të pavërtetë. Ambasada shton se “informacioni mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve”, ndërsa konsideron se “nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominativë një vend mik dhe aleat’. Më tej, në reagim sqarohet se BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në shumë sektorë, ndërsa lidhur me pandeminë iu referua njoftimit të Komisionit Europian, i cili më 8 janar sqaroi se portofoli global i BE-së prej 2,3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për t,a por edhe për vendet fqinje. “Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milion euro nga programi IPA”, – sqaron ambasada e Francës në një letër dërguar Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Deklarata e ambasadës franceze

Parmbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA. Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat.

Rama reagon  sërish kundër  Francës: për vaksinën s’ndryshoj qëndrim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër ambasadës francezë,  jo përmes një njoftimi zyrtar, por duke shfrytëzuar një pyetje drejtuar tij nga një qytetar në faqen e Facebook-ut. Reagimi i kryeministrit Rama:  Unë kam folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë! Lënia jashtë e vendeve të rajonit tonë në shpërndarjen e vaksinës kundër Covidit nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton!