Krimi bën ligjin, ekzekutime në mes të ditës!

373
Sigal

Siguria publike është nën kërcënimin dhe sundimin e kriminelëve dhe familjeve nga Shkodra në Vlorë. Vritet me breshëri kallashnikovi në mes të ditës taksisti i Tiranës, ndërkohë që Elbasani del totalisht jashtë kontrollit

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Tiranë taksisti në vendin e punës

Krimi bën ligjin, vrasje në mes të ditës!

Nuk ka ditë, që të mos ndodhin atentate mafioze, në mes të ditës, kudo, në qytete. Njerëzit e krimit bredhin të armatosur, nën hundën e organeve të specializuara të shtetit, të cilat, përveçse mbledhin gëzhojat e krimit, nuk mundin dot që të parandalojnë at ë, nuk mundin dot të arrestojnë asnjë nga njerëzit e krimit, të cilët shëtisin të armatosur, bëjnë atentate në mes të ditës, e paskëtaj, humbasin në drejtim të …paditur. Në fakt, atentatet mafioze, janë edhe larje hesapesh, derisa drejtësia u mohohet shqiptarëve.

Siguria publike e kërcënuar, krimi sundon

Një ngjarja kriminale ndodhi pasditen e djeshme, në një zonë shumë të populluar, në Fushë-Prezë, e cila është rruga kryesore që lidh aeroportin e Rinasit me Tiranën dhe Durrësin. Viktima është qëlluar nga një distancë 3-4 metra.

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi mafioz i 71-vjeçarit Abdulla Budlla, në Fushë Prezë

Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur jashtë makinës së tij, çka ngre dyshime se diçka e ka bërë atë të dalë nga mjeti, një pritë, një telefonatë apo diçka tjetër. Mësohet se 71-vjeçari punonte prej vitesh taksist pa licencë në fshatin e tij, Hametaq, disa kilometra larg krimit, dhe njihej nga të gjithë, por nuk rezulton të ketë pasur probleme.  Mësohet gjithashtu se viktima është vrarë nga persona që qarkullonin me një automjet, ndërsa trupi është gjetur pranë mjetit me të cilin udhëtonte i moshuari. Ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Viktima është babai i 3 djemve dy prej të cilëve jetojnë në Itali, ndërsa tjetri punon taksist pranë Aeroportit të Rinasit. Mësohet se 71-vjeçari po qëndronte në vendin e zakonshëm pranë taksisë, kur një automjet në lëvizje qëlloi në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Sipas policisë Abdulla Budlla është qëlluar nga një distancë 3-4 metra.

Elbasani jashtë kontrollit/ Zbardhen familjet mafioze nga Shkodra në Vlorë

Prej dy javësh Elbasani është kthyer në kryefjalën e të gjitha lajmeve të ditës. Tre krime që kanë lidhje mes tyre, rikthyen jo vetëm pasigurinë, por edhe një gjallërim të bandave, duke e lënë këtë qytet të Shqipërisë së Mesme, në kryeqendrën e krimit të organizuar. Në hartë, pas Elbasanit janë Shkodra, Tirana, e Vlora. Por jo më pak Durrësi dhe Fieri. Në shumë raste, bandat nëpër qytete kanë dhe bashkëpunojnë edhe me zyrtarë të lartë të pushtetit vendor, apo me struktura dhe drejtues të veçantë të shtetit.  Vrasjet e shkurtit të vitit 2016,  treguan se qyteti i Elbasanit vazhdon të mbetet një pikë e nxehtë, ku aktiviteti i krimit të organizuar vazhdon të jetë prezent edhe pas shkatërrimit të dy bandave famëkeqe të “Mandelës” dhe “Tan Kateshit”.  Rasti më i fundit, është vrasja që kreu dhëndëri i ish- kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Një trend i rrezikshëm që po vërehet në këtë qytet është se format organizative të grupeve kriminale në qytet, po imitohen nga grupe të rinjsh në zonat rurale përreth. Duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe edukimin në rrethina, rrezikohet zhvendosje e organizatave kriminale me struktura hierarkike në zonat rurale. Duke filluar nga viti 2003, strukturat e organizuara kriminale në vend,  filluan të sofistikohen në përgjigje të forcimit gradual të institucioneve shtetërore. Disa tregues të sofistikimit janë diversifikimi i veprimtarive të paligjshme, në të cilat ata përfshihen, përshtatja e trajtave horizontale në formën e rrjeteve kriminale, përdorimi gjithmonë e më tepër i një gjuhe të koduar, përdorimi i numrave celularë të posaçëm. Më vonë, nga viti 2008 e më pas, vihet re se grupet shqiptare forcuan ndjeshëm pozitat e tyre në rrjetet ndërkombëtare të trafikut, sidomos atë të narkotikëve.