Kompozitori Limoz Dizdari / I ka dërguar 42 kërkesa për takim, por Rama nuk më pret. Dikur e shpëtojë nga telashet e burgut, sot e ka harruar

204
Sigal

Plot 42 kërkesa për takim me Ramën, zero përgjigje

 Dikur ka mbështetur Edi Ramën, ndërsa sot kërkon ta takojë por Kryeministri nuk e pret

Limoz Dizdari,ish-Deputet, Qendra DEA, Ksamil

Dikur ka mbështetur Edi Ramën, ndërsa tani kërkon ta takojë, por Kryeministri nuk e pret. Ish-deputeti socialist Limoz Dizdari, kompozitor i njohur, ka vijuar edhe sot një protestë simbolike para Kryeministrisë për konfliktin që ka mbi qendrën DEA në Ksamil, të cilën ia kanë marrë, dhe nuk e lejojnë të hyjë brenda.Ai thotë se është duke protestuar në mënyrë që qeveria të mbajë përgjegjësitë e veta, ndërkohë që vazhdimisht kërkon takim me kryeministrin Edi Rama.Rreth 24 vite më parë, kur Fatos Nano vendosi të ofrojë Edi Ramën në Qeveri dhe më pas në Partinë Socialiste, Dizdari, ish-deputet dhe ish-anëtar i KPD-së, e mbështeti, Kryeministrin e sotëm, edhe pse mund të mos ishte fare dakort me zgjedhjen e Nanos. “Duhet të jem kriminel i madh, me precedent, që nuk pranojnë të më takojnë. Kemi bërë 42 kërkesa për të takuar Ramën dhe përfaqësues të qeverisë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kam bërë kërkesë në SPAK, e hoqi nga vetja Arben Kraja dhe e ka çuar në prokurorinë e Sarandës.Është i trembur, maksimalisht i trembur. Këta kanë vepruar në mënyrë anti-ligjore, kanë prishur pasuri me vlerë 900 mijë euro. Pasuri kolosale kanë mbyllur dyert, nuk hyn dot, kam 23 vite që e kam menaxhuar atë qendër. E kam mbajtur me forcat e mia, jam zhytur deri në fyt në borxhe me miqtë e mi, kanë qenë njerëz dashamirës që mi kanë dhënë”, shprehet Dizdari.