Komisioni Rregullator shpërndan mandatet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit

190
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

KQZ certifikon zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

Komisioni Rregullator ka miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër, projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 25 prill të këtij viti. Në mbledhjen e djeshme dy anëtarët e Komisionit Rregullator Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj kanë shprehur publikisht votën e tyre kundër, duke shtuar se në procesin zgjedhor ishte në shkelje të të gjitha veprimarive të ndaluara nga qeveria. Pas anëtarëve të Komisionit,  fjalën e morën përfaqësuesit e partive politike. Përfaqësuesit e partive opozitare kërkuan që projektvendimi të mos miratohet duke ngulur këmbë në shkeljet e pretenduara gjatë procesit, ndërsa Eridian Salianji citoi kryedemokratik Lulzim Basha, fill pas mbylljes së procesit zgjedhore, duke shtuar se dhe vetë ai kishte pranuar se procesi zgjedhor ishte model. Edhe njëherë ai ka kërkuar miratimin e projektvendimit, duke shtuar se Gjykata kishte folur dhe vendimi nuk duhej të diskutohej.  Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste ka ‘mbuluar’ në lejla pjesën e Jugut, duke siguruar në total 74 mandate; PD-AN 59 mandate; LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre.