SHBA: Do t’ju qëndrojmë gjithmonë në krah

176
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Përfundon pas dy muajsh stërvitja “Defender Europe 2021”,

Ambasada e SHBA ka njoftuar se stërvitja ‘Defender Europe 2021’ e cila nisi në maj të këtij viti, ka përfunduar. Në një status në rrjete sociale, ambasada ka publikuar pamje nga stërvitja, duke shkruar se se do të vazhdojmë të stërvitemi së bashku dhe të qëndrojmë krah për krah gjithmonë. “Gjatë muajve maj dhe qershor, Shqipëria mikpriti aspekte të rëndësishme të ‘Defender Europe21’, stërvitja vjetore shumëkombëshe e përbashkët e në shkallë të gjerë, e krijuar për të forcuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve partnere. Më shumë se 26,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende zhvilluan pothuajse në të njëjtën kohë, operacione në më shumë se 30 zona trajnimi e në më shumë se një dyzinë vendesh nga Balltiku në Ballkan dhe Rajonin e Detit të Zi. Edhe pse ‘Defender Europe 21’ ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë KrahPërKrah, gjithmonë”– shkruan ambasada në postimin e saj.

SHBA mbështetje KLGJ-së për zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, në zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane në Shqipëri, drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën e SHBA-ve, Ben Rockwell, dhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, u takuan sot me presidentët dhe kancelarët e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Pjesë e diskutimeve ishin sfidat me të cilat përballen gjykatat, përfshirë prapambetjen e çështjeve gjyqësore në nivel apeli dhe rrethi. Gjithashtu në vëmendje të Rockwell dhe Llagami ishte dhe qasja efikase në drejtësi, për qytetarët. Ndër të tjera, Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka treguar mbështetje ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë në zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë dhe prapambetjet në të ardhmen përmes një programi të zbatuar nga Instituti i Menaxhimit ‘East West’. Kjo tregon, sipas njoftimit të Ambasadës në median sociale Facebook, se mbështetja për reformën në drejtësi, vazhdon. “Kjo është njëra prej mënyrave me të cilën Ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbështesë reformën në vijim të drejtësisë, dhe të ndihmojë në zgjidhjen e ndërprerjeve të nevojshme, të cilat janë rezultat i shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.