Komisioni Evropian: Ja si duhet vepruar nga 1 korriku për lëvizjen e lirë brenda BE-së

209
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Erisa Zykaj

Pas marrëveshjes politike të arritur në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me certifikatën digjitale COVID, Komisioni Evropian precizon se si duhet të veprojnë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me udhëtarët që udhëtojnë nga zona të gjelbërta, portokalli, të kuqe dhe të kuqe të errët. Udhëtarët që vijnë nga zonat e gjelbërta, nuk duhet të ketë kufizime për lëvizjen e lirë. Për udhëtarët nga zonat portokalli, shtetet anëtare mund të kërkojnë një provë para nisjes së udhëtimit (Test PCR, ose test antigjen i shpejtë). Për udhëtarët nga zonat e kuqe, shtetet anëtare mund t’u kërkojnë udhëtarëve që t’i nënshtrohen karantinës, përveç nëse ata kanë një test para nisjes (Test PCR, ose test antigjen i shpejtë). Komisioni sqaron se si duhet vepruar me kategori të caktuara për udhëtarët. Personat e vaksinuar plotësisht që mbajnë certifikata vaksinimi në përputhje me certifikatën digjitale të BE-së, COVID duhet të përjashtohen nga testimi i lidhur me udhëtimin ose karantina 14 ditë, pasi të kenë marrë dozën e fundit. Kjo gjithashtu duhet të jetë e vlefshme për personat që kanë marrë një dozë të vetme të një vaksine me 2 doza. Kur shtetet anëtare pranojnë prova të vaksinimit për të hequr kufizimet e lëvizjes së lirë edhe në situata të tjera, për shembull pas dozës së parë në një seri me 2 doza, ata gjithashtu duhet të aplikojnë të njëjtën qasje për certifikatat e vaksinimit COVID. Personat që mbajnë certifikata vaksinimi në përputhje me certifikatën digjitale të BE-së COVID, duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina e lidhur me udhëtimet gjatë 180 ditëve të para pas një testi pozitiv PCR. Personat me një certifikatë të vlefshme testi në përputhje me certifikatën digjitale të BE-së COVID, duhet të përjashtohen nga kërkesat e mundshme e karantinës. Komisioni propozon një periudhë standarde vlefshmërie për testet: 72 orë për testet PCR dhe, kur pranohet nga një shtet anëtar, 48 orë për teste të shpejta antigjene. Udhëtarët nga zonat e kuqe të errët: udhëtimet jo-thelbësore duhet të dekurajohen me forcë. Kërkesat e testimit dhe karantinës mbeten në fuqi në këtë rast. Të miturit që udhëtojnë me prindërit duhet të përjashtohen nga karantina kur prindërit nuk kanë nevojë të bëjnë karantinë, për shembull për shkak të vaksinimit. Fëmijët nën 6 vjeç duhet gjithashtu të përjashtohen nga testimi i lidhur me udhëtimet. Për zonat e shënuara me portokalli, propozimi është që të rritet pragu i normës së infektimit kumulativ COVID-19 14-ditor nga 50 në 75. Në mënyrë të ngjashme, për zonat e kuqe propozimi është të rregullojë kufirin e pragut nga 50-150 aktual në të reja 75- 150.