Adriatik Llalla: Ambasadorët  e huaj kanë interesa financiare, më kërkuan të arrestoja krerët e shtetit

287
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka rrëfyer mbrëmë në intervistë tek “Syri.net” se  ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së i kërkuan të arrestonte Ilir Metën dhe Sali Berishën. Llalla tha se ishte ish-ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin që i kërkoi në zyrë që të vinte në pranga Berishën “në mënyrë që vendi të hynte në BE” ndërsa ish-ambasadori i SHBA-së, Donald Lu i kishte bërë të njëjtën kërkesë për Metën. Marrëdhëniet e mia me ish-ambasadorin  Donald Lu u kthyen në një konflikt personal, lidhur me qëndrime që unë mbaja për çështje të caktuara. Kërkonte që gjithçka të bëhej siç donte ai, – tha Llalla, ku ka prekur edhe përplasjen për hetimin që nisi prokuroria e Fierit për “Bankers Petroleum”. Prokurori i Fierit ka ushtruar në mënyrë korrekte detyrën. Ai ka bërë hetimin për shkak të shpërthimeve që ndodhën në zonën e Fierit. Ky ka qenë dhe një nga rastet, kur Lu ka ndërhyrë. Lu më erdhi në zyrë bashkë me një përfaqësues të “Bankers”. Unë këmbëngula që prokuroria do të vazhdonte hetimet dhe nëse kishte përgjegjësi penale dikush, do të shkonte para gjykatës. Është e vërtetë se sekretari amerikan Tillerson kishte aksione në “Bankers”. A ishte hakmarrje? Nëse do të ishte rasti im që do të cenonte interesat e Tillerson do të ishte shumë interesante. A iu cenuan interesat? Pse jo?