PD kërkesë KQZ-së për koncesionin e ri 100 milionë euro: Qeveria po shkel rregullat e zgjedhjeve, të merren masa

156
Sigal

Partia Demokratike i ka drejtuar sot një kërkesë KQZ që të marrë masa ndaj qeverisë, pasi sipas tyre po shkel rregullat e përbashkëta për zgjedhjet.

Sipas PD, qeveria ka firmosur një kontratë të re koncesionare për hidrokarburet, duke shtuar se po shkel kështu Kodin Zgjedhor, që ndalon qeverinë të japë kontrata koncensionare 4 muaj para zgjedhjeve.

Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli që, sipas tyre ka shkelur qeveria.

“4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetit publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, shkruhet në letër.

Sipas tyre, procedurat e koncesionit do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet, dhe u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

“Koncesioni i ri 100 mln euro”, PD kërkesë KQZ-së: