Ballina Politikë “Për demokraci e sovran i gatshëm të jap jetën”, Presidenti Meta: Kush...

“Për demokraci e sovran i gatshëm të jap jetën”, Presidenti Meta: Kush ka shkelur Kushtetutën do ndëshkohet

157
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi se për demokraci dhe sovran është gati të japë dhe jetën. I ftuar në “Frontline” në “News 24”, ai tha se edhe kur ka qenë kryeministër i Shqipërisë ka treguar që nuk shkel idealet e popullit.

Sakaq, i pyetur nëse i frikësohet drejtësisë së re, Meta tha se jo, por sipas tij, asaj duhet t’i frikësohen ata që kanë shkelur Kushtetutën.

“Po më habisni dhe po më zhgënjeni. Unë nuk hy në punët e brendshme të Amerikës, sepse e kemi dikë që merret, unë kam punët e Shqipërisë. Ju duhet ta bëni perceptimin tepër korrekt të asaj që kam thënë. Mesazhi është shumë i qartë për gruan e Bilalit që është mburrur me certifikatën anti-korrupsion. Kjo është një gjë që nuk më intereson fare. Për zoti Dvorani nuk lëviz asnjë presje nga ajo që ka shkaktuar presidenti Ilir Meta. Ky ka bërë çështje procedurale, unë i kam shkuar deri në themel dhe në fund fare ka thënë që me këto prova që kemi, nuk kemi gjë. Mënyrën e procedurës e ka marrë në mënyrë të paligjshme, e ka bërë për të mbajtur peng procesin. Kush ka shkelur Kushtetutën do të shkojë në burg. Venecian se kam kërkuar unë, e kanë kërkuar tjetër kush. Venecia i ka dhënë 100% të drejtë presidentit të Shqipërisë. Ju e dini shumë mirë dy herë kanë dalë dy deklarata nga Komisioni i Venecias dhe janë ndryshuar pas pesë minutash, janë hequr pasi kemi reaguar ne dhe relator të Venecias që nuk blihen. Edi Rama e di mirë që nuk impresionohem nga këto punë. Ai ua hodhi në fytyrë marrëveshjen e 5 qershorit. Unë jam presidenti i Shqipërisë. Marrëdhëniet e mia me SHBA janë të shkëlqyera. Ai t’i lërë atë punë andej sepse për demokracinë japim edhe jetën, ne na ka mësuar një Rilindas i vërtetë, Petro Nini Luarasi. Neve nga rruga e demokracisë, e lirisë, nga rruga e sovranitetit, e votës së lirë, e drejtësisë e pavarur nuk na ndal askush”, tha presidenti.

A keni frikë nga drejtësia e pavarur?

Ilir Meta: Unë nuk jam gruaja e Bilalit që të kem frikë. Frikë kanë ata që kanë shkelur Kushtetutën, ka emaile, do të dalin të gjitha, jam i duruar. 25 prilli po vjen, populli shqiptar do e tregojë me votë zgjedhjen e saj. Unë jam krenar që i kam shërbyer popullit shqiptar. Ku ka qenë Meta kryeministër nuk kalonte një vendim në qeveri pa rënë dakord të gjithë ministrat, nëse nuk kishte mosdakordësi do të shtyhej.