Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë më 17 qershor  padinë e opozitës për rinumërimin e votave

201
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 17 qershor padinë e dorëzuar nga partitë opozitare lidhur me numërimin e votave të vlefshme. Pas më shumë se 2 javësh, Partia Republikane e Shqipërisë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë, kanë dorëzuar një padi kundrejt mënyrës së përllogaritjes së votave të vlefshme për partitë dhe kandidatët. Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshme me Kushtetutën, e fjalisë së dytë të paragrafit të tretë, të nenit 88 të Kodit Zgjedhor: Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet, duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga rradhët e tyre. Data e caktuar për shqyrtimin e padisë së dorëzuar nga partitë opozitare, si partia Republikane apo partia Agrare Ambientaliste, është 17 qershori.  Kërkesë-padia vjen, pasi kryetarët e partive opozitare ishin të pakënaqur me numrin e votave, që kishin marrë individualisht, duke kërkuar rinumërim.