Eurodeputeti Lega kritikë ‘Rilindjes’: Shqipëria rrugë të gjatë kundër pastrimit të parave

214
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Eurodeputeti David Lega, i njohur për kritikat e tij ndaj qeverisë Rama, shkruan në një postim në twitter se, Shqipëria ka shumë punë kundër pastrimit të parave. Eurodeputeti Lega këshillon KE që të vazhdojë monitorimin e qeverisë shqiptare, para se të mbahet Konferenca e Parë.

Reagimi i eurodeputetit Daivd Lega: “Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në luftën kundër pastrimit të parave. Komisioni “EU Comision” duhet të vazhdojë të monitorojë progresin dhe pajtueshmërinë në adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), pasi kjo është një parakusht për KPGJ-në e parë. Duhet më shumë punë!”