Klevi Elezi: Indikatorët e Korrupsionit të qeverisjes së “Rilindjes” më të lartat në botë.

327
Indikatorët e Korrupsionit të qeverisjes së “Rilindjes” më të lartat në botë.
Sipas institucioneve më prestigjoze ndërkombëtare të gjithë indikatorët tregojnë për një nivel shumë të lartë të korrupsionit të qeverisjes së “Rilindjes.”
Indekse dhe raporte të organizmave dhe institucioneve më prestigjioze të botës tregojnë të vërtetën e hidhur të një qeverie korruptive e cila është përkeqësuar vit pas viti në paligjshmërinë e saj.
⭕️ Transparency International –
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2019 – Shqipëria zë vendin 106 nga 180 – rezultat 35/100 pikë.
⭕️ Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit për Shqipërinë për vitin 2019 konstaton se:
– Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes.
– Zyrtarët në Shqipëri merren me praktika korruptive me pandëshkueshmëri.
– Ndjekja penale e krimeve të nivelit më të lartë mbetet e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi.
– Mosndëshkimi mbetet një problem serioz. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me interes të fuqishëm biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.
– Korrupsioni në polici mbetet problem.
⭕️ Sipas Indeksit të Lirisë së Njeriut të Institutit Cato: Shqipëria shënoi një vlerësim të dobët prej 5.1 nga 10 pikësh, ku 10 ishte “të qenit më i lirë” në Sistemin Ligjor dhe të Drejtat e Pronës dhe 5.3 nga 10 në Sundimin e Ligjit. Nuk është për t’u habitur që Shqipëria shënoi një vlerësim të turpshëm prej 2.5 nga 10 për Pavarësinë e Gjyqësorit.
⭕️ Sipas Indeksit Botëror të Drejtësisë dhe të Projektit të Sundimit të Ligjit 2019, Shqipëria renditet në vendin e 103-të nga 126 për korrupsionin.
⭕️ Që nga viti 2019, raporti i Institutit Fraser mbi Lirinë Ekonomike në Botë 2019, thotë se performanca më e dobët e Shqipërisë ishte në kategorinë e Sistemit Ligjor dhe të Drejtave të Pronës me një rezultat prej 5.09 nga 10, dhe renditet në vendin e 83-të nga 162 vende.
⭕️ Treguesin e Qeverisjes Botërore të Bankës Botërore, i cili shënon Shqipërinë në vendin e 39-të nga 100 për Sundimin e Ligjit. Ky rezultat është më i ulët se rezultati i Evropës dhe Azisë Qendrore për Sundimin e Ligjit e 63 pikëve nga 100.
Raste të korrupsionit në Shqipëri pasqyrohen tek Treguesit e Qeverisjes në të Gjithë Botën e Bankës Botërore. Në të gjashtë dimensionet e qeverisjes, renditja e Shqipërisë është e ulët. Ato që dallohen më shumë janë këto:
– Kontrolli i korrupsionit: Shqipëria është e 136-ta nga 209 vende
– Sundimi i ligjit: Shqipëria është 127-ta nga 209 vende
– Efektiviteti i qeverisë: Shqipëria është 138 nga 209 vende.
⭕️ Sipas një raporti të fundit të Transparency International, situata në Shqipëri është alarmante dhe klanet kanë kapur drejtësinë dhe shtetin. Lidhja me krimin e organizuar, ligjet e posaçme për oligarkët, koncesionet dhe nepotizmi në administratën publike me krushqitë e zgjatura në institucionet qeveritare është alarmante.
Me indikatorë të tillë të rritjes së korrupsionit në vend, kjo qeveri nuk mundet të luftojë korrupsionin, pra të luftojë veten apo bashkëpunëtorët e saj ndër këto vitet e fundit.
Kërkohet një politikë e re për këtë realitet të ri, një qeverisje e cila është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
Ndaj më 2️⃣5️⃣ prill të gjithë së bashku të sjellim ndryshimin e madh dhe të kemi një qeveri nga populli, e popullit dhe për popullin.
Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Sigal