Këshilli Politik/ Zbardhen prapaskenat e takimit me përfaqësuesin e SHBA. Ja çfarë kanë dakordësuar palët

253
Sigal

Prej mëse tri orësh vijon mbledhja e Këshillit Politik, ku palët tashmë po vijojnë diskutimet me përfaqësuesin e SHBA.

Mësohet se palët kanë gjetur dakordësi për disa çështje të rëndësishme, siç është identifikimi biometrik i votuesve dhe çështja e komisionerëve.

Palët kanë rënë dakord që në zgjedhjet e ardhshme të zbatohet teknologjia për identifikimin e votuesve, ndërsa mësohet se është pranuar edhe kërkesa për të patur komisionerë të depolitizuar në votimet e 2021.