Rama: Berisha – Topalli, propagandë për të budallallepsur kë të munden

431
Sigal

Kreu i PS-së ka reaguar pas deklaratave të bëra nga dy personalitetet e larta të maxhorancës, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli. Në Twitter, në faqen e tij personale kreu i opozitës deklaron se ata po bëjnë propagandë për të budallallepsur kë të munden, ndërkohë që, Parlamenti Europian foli qartë e nënvizoi se çfarë thotë PS-së prej më shumë se një viti”, shkruan Rama në ‘Twitter’.

Statusi, PS: Berisha dështoi dhe kërkon alibi, të kujtojë çfarë i tha Clinton

Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, njëherësh kryetare e delegacionit të PS-së në Parlamentin Europian në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë akuzat e maxhorancës se statusi i vendit në BE po bllokohet nga opozita.  Leskaj theksoi se qëndrimi i BE, PE dhe SHBA për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe eliminimin e korrupsionit bëjnë përgjegjëse qeverinë për dështimin e marrjes së statusit të vendit kandidat.  “Po bllokohet nga një qeveri e paaftë që nuk di të qeverisë, nga një qeveri që s’di të dialogojë me opozitën dhe një Kryeministër që lë nam nëpër botë duke e shpallur opozitën armike, nga një qeveri e paaftë për të garantuar sundimin e ligjit e për të luftuar korrupsionin sepse është vetë e korruptuar, nga një qeveri që s’ka vullnet të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme e që kur zgjedhjet nuk i fiton dot, mundohet t’i vjedhë me forcë, siç po bën tani edhe në Qarkun e Fierit. Dëshiroj t’i kujtoj se opozita as është tërhequr e as nuk mund të tërhiqet nga çështja e Fierit sepse ka fituar zgjedhjet, ka fituar dhe gjyqet në lidhje me Qarkun e Fierit. Kjo e histori me tërheqje është shpifja e radhës e Sali Berishës për të justifikuar dështimin me integrimin duke fajësuar opozitën, në një kohë që është vetë Sali Berisha që ka marrë peng Qarkun e Fierit dhe refuzon të njohë fitoren e opozitës me votë, refuzon të zbatojë 13 vendimet e gjykatave te të gjitha shkallëve që i japin të drejtë Partisë Socialiste”, tha Leskaj.