Përfundon mbledhja e Këshillit Politik. Bylykbashi- Vasili: Qeveria nuk pranon konsensus

293
Sigal

31 maji është mbyllur pa marrëveshje politike për reformën zgjedhore. Pas katër orë negociatash, anëtarët e Këshillit Politik për reformën zgjedhore kanë dalë nga takimi pa arritur konsensus. Përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili deklaruan se opozita ka bërë propozimet e saj dhe tashmë i takon qeverisë të reflektojë.

Mbledhja është mbyllur pa marrëveshje. Diskutimet dhe negociatat pritet të vijojnë ditën e nesërme.

“Pavarësisht se ne bëmë propozimet dhe lëshimet tona, qeveria nuk ishte gati për konsensus. Ne kemi bërë koncesionet tona, por PS nuk qe në gjendje të hiqte dorë nga ato që njihen si privilegje të qeverisë në procesin zgjedhor”,- tha Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat.

VIDEO/Deklarata e Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit pas takimit të Këshillit Politik