Kërpaçi: 4 vitet e Ramës me timonin vetëm, thelluan papunësinë. Prioriteti numër 1 i LSI në qeverisje, hapja e vendeve të reja të punës

205
Sigal

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi zhvillimet e fundit politiko-sociale në vend. E angazhuar nga LSI në Tiranë, Kërpaçi theksoi se qytetarët e kanë mbyllur kapitullin me Ramën në qeverisje, ata do të zgjedhin ndryshimin. Po ashtu kryetarja e LRI-së flet mbi dy shtyllat në programin e LSI-së që janë arsimi dhe punësimi, ndërsa flet edhe për problemin në zonën e Kombinatit.

Jeni angazhuar nga LSI në fushatën për Tiranën. Nga takimet në terren, sondazhet e brendshme tuajat, cilat janë pritshmëritë e LSI-së për qarkun e Tiranës?

 

Mendoj se qytetarët do të japin një rezultat vlerësimi për vlerat që përfaqëson ekipi i LSI-së i angazhuar në terren, që prej simpatizantëve të LSI, anëtarëve më të thjeshtë, drejtuesve të strukturave dhe kandidatëve të saj.  LSI njihet si një parti që mbështet të rinjtë dhe që e mban fjalën, karakteristika këto që në kushtet e një klime mosbesimi tek politika në përgjithësi, e bëjnë LSI-në forcën politike për t’ju drejtuar nëse kërkon një jetë më të mirë.

 

Qytetarët e kanë mbyllur kapitullin me Ramën në qeverisje, ata do të zgjedhin ndryshimin. Në këtë aspekt, LSI do ti paraqitet qytetarëve si një alternativë e besueshme, qe mbështet zhvillimin, që kujdeset për njerëzit dhe integrimin. Këto janë vlera themelore të LSI dhe ndaj mendoj se puna këtë vit është më e thjeshtë dhe rezultati që do të marrim do te jetë bindës.

Çfarë është e rëndësishme shikoj që vetë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje që rezultati të jetë sa më bindës për mënyrën se si ata duan të drejtohet vendi.

Dy shtyllat në programin e LSI-së duket se janë arsimi dhe punësimi. Sa i përket këtij të fundit, cili është plani i LSI-së për rritjen e punësimit dhe mbi të gjitha ndaljen e emigrimit masiv të të rinjve nga vendi?

Punësimi në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Ne kemi parë reformë në arsim, reformë në energji, reformë në drejtësi, e shumë të tjera si këto reforma të cilat kanë ardhur si nevojë e kohës për të zhvilluar sektorët ku kemi bazuar shtetin tonë. Në rastin e punësimit, ndonëse ligjërisht kemi përcaktime të mira si dhe premtime te shumta qeveritare, ne shohim në praktikë një situatë larg pritshmërive të qytetarëve. 4 vitet e Rames me timonin vetëm kanë thelluar papunësinë dhe kanë rënduar ekonominë e familjeve shqiptare. Ndaj LSI do të angazhohet për një klimë biznesi që stimulon krijimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe ridimensionimin e marrëdhënieve të punës, ku qytetarët e Shqipërisë të punojnë me dinjitet këtu në vendin e tyre dhe të mos jetë më Gjermania ofertuesi i vetëm i një jete më të mirë, por duke ngritur kapacitetet e sipërmarrësit vendas ne ta kthejme Shqipërinë në një vend atraktiv për të ndërtuar të ardhmen.

Kam dedikuar pjesën më të madhe të angazhimit tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në trajtimin e problemit me te madh që ka Shqipëria sot, që është pikerisht emigrimi i masiv i te rinjve i nxitur nga kushtet ekonomike. Nxitja e punesimit dhe hapja e vendeve te reja te punes me paga me te mira do te jete prioriteti numer 1 i LSI ne qeverisje, ku edhe rinia do te perfitoje prej kesaj, por, per te ndaluar emigrimin ne kemi hartuar politika qe do te shkojne me ne thelb te problemit. Rezultati final do te jete nje Shqiperi ku jo vetem ka punesim te mirepaguar, por qe ekzistojne edhe mundesite per te avancuar ne karriere me meritokraci, ku vlerat mbizoterojne mbi antivlerat, ku liria e mendimit dhe zhvillimit eshte e garantuar. LSI eshte per nje ridimensionim te marredhenieve te punes dhe te individit me shtetit, qe te gjitha mundesite qe ekzistojne ne Evrope dhe ne perendim ti bejme realitet per shqiptaret ketu, ne shtepine e tyre.

 

Një ndër çështjet që keni ndjekur nga afër ka qenë ajo për zonën e Kombinatit, ku bashkia ka plan për prishjen e disa pallateve të prekura sipas saj nga tërmeti dhe ndërtimin e një Poli të ri të cilësuar si “KombinArt”. Nga takimet që keni zhvilluar me banorët e zonës, cilat janë problematikat e tyre?

 

Problematika e banoreve te Kombinatit është shumë e thjeshtë: atyre shteti i ka rene ne qafe due i shkaktuar me shume deme sesa vete termeti. Ata kerkojne qe shtepite tu rindertohen aty ku i kane dhe jo qe ne token e tyre te ndertojne miqte e bashkise nderkohe qe atyre tu duhet te degdisen diku tjeter, pa te drejte. Une kam alergji ndaj padrejtesive dhe ndaj jam interesuar per banoret e zones se Kombinatit, ashtu sic jam interesuar me pare per banoret e Astirit apo per cfare ndodhi me Teatrin Kombetar.

 

Te gjithe mund te marrin mesim shume te mire me cfare po ndodh ne Kombinat. Sepse sot jane ata, por neser ky abuzim ne kurriz te te drejtave dhe te pronave të tyre mund ti ndodhe kujtdo. Kombinati sot eshte shembulli tipik se cfare ndodh kur gjykatat nuk funksionojne dhe pushteti mbetet pa llogaridhenie.

LSI kerkon qe banoreve te kombinatit tu ndertohen shtepite aty ku jane, ne kombinat!

 

Si e komentoni fushatën e nisur krejt papritur nga kryeministri të vaksinimit anti-Covid? Cili është komenti juaj për mungesën e transaparencës lidhur me vendin nga ku u morën vaksinat dhe mënyrën se si mbërritën në Shqipëri?

 

Kryeministri eshte i njohur vetem per aktrimin dhe çfarë ndodh deri me 25 prill ka vetem synim elektoral. Do doja te kisha pare nje tjeter nivel pergjegjshmerie, sidomos kur fjala vjen tek vaksina anti covid19, por eshte dicka qe eshte e kotë të kerkohet prej këtij kryeministri. Rama dhe qeveria e tij vetëm përkeqësojnë situatën dhe jane te paaftë te perballojne periudha krizash.

 

Po lidhur me skandalin e zbuluar nga emisioni investigativ “Stop” në spitalin Shefqet Ndroqi, cili është komenti juaj?  A e shihni këtë rast si vërtetim për denoncimet e shumta të qytetarëve dhe vetë opozitës për dështim të qeverisë në luftën anti-Covid dhe si tregues për nivelin e lartë të korrupsionit në sistemin shëndetësor.

 

Investigim i cili vërteton se qeveria Rama është një ‘keshtjellë rëre’ e mbajtur nga propaganda boshe dhe ndërkohe tregon seriozitetin e situates ku ndodhemi. Kjo eshte nje arsye tjeter perse qytetaret presin ndryshimin me datë 25 prill, qe te kemi nje sistem shendetesor cilesor qe nuk shikon qytetaret nga xhepat por u sherben te gjitheve njelloj. Ky është edhe angazhimi im personal, jo për të fituar thjesht një mandat në kuvend, por për të kontribuar në një ndryshim cilesor të sistemit demokratik të vendit. I pari duhet të jetë qytetari dhe jo pushtetari.