Kaos në Kuvend/ Mosmarrëveshje për ligjin e mediave audiovizive

428
Seanca e sotme Parlamentare ka nisur me dy minuta pushim pas kaosit të krijuar kur u tentua të futej në rendin e ditës rrëzimi i dekretit të
Presidentit për ligjin e mediave audio vizive. Me kërkesë të Erjon Braçes maxhoranca kërkoi që rrëzimi i dekretit të bëhej sot, por për ta futur në rendin e ditës, duheshin 84 vota. Kreu i Kuvendit Meta tha se votimi duhej bërë i hapur dhe sipas tij pro kësaj kërkese votuan 84 deputetë. Por maxhoranca e kundërshtoi ashpër duke thënë se shumica nuk i ka 84 votat e nevojshme dhe për këtë duhet bërë votim elektronik. Pas debatit në sallë, kreu i Kuvendit kërkoi 5 minuta pushim.
Sigal