Meta vizitë në shtabin e kandidatit të Librazhdit, Shefki Çota: Ndjeva optimizëm dhe besim për fitoren

256
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim në selinë e shtabit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Librazhdit, z.Shefki Çota.

‘Vlerësova lart pjekurinë, eksperiencën si drejtues i suksesshëm dhe vizionin e Shefki Çotës për t’i kthyer Bashkinë e keqqeverisur të Librazhdit qytetarëve të tij. Ndjeva kudo optimizëm dhe besim për fitoren e tij’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoheshim sot, në selinë e shtabit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Librazhdit, z.Shefki Çota.

Vlerësova lart pjekurinë, eksperiencën si drejtues i suksesshëm dhe vizionin e Shefki Çotës për t’i kthyer Bashkinë e keqqeverisur të Librazhdit qytetarëve të tij.

Ndjeva kudo optimizëm dhe besim për fitoren e tij.

Bashkë🤝Fitojmë! ✌️🇦🇱

#PartiaeLirise #BashkeFitojme #Librazhd #ShefkiCota #14Maj #NdryshimMeCdoCmim