Kërcënohet Limoz Dizdari/ Kompozitori denoncon agresorët që duan t’i marrin qendrën e kulturës në Ksamil: Mund edhe të na vrisni…!

631
Sigal

Hakmarrje ndaj qendrës së kulturës së Dizdarit, i presin ujin në Ksamil

Mund edhe të na vrisni është aq në modë…

Kërcënohet kompozitori Dizdari: Duan të më marrin godinën në Ksamil, agresorët me mbështetje politike

Ish-deputeti i PS-së dhe kompozitori Limos Dizdari, në një intervistë deklaroi se është kërcënuar.Dizdari thekson se duan t’ja marrin godinën në Ksamil, duke shtuar se agresorët me siguri që kanë mbështetje politike.“Kam 23 vjet që jetoj në të njëjtën godinë. Nuk jemi këtu për të pritur vdekjen. Duan të më marrin godinën në Ksamil. OSHEE ka ndaluar dritat e Ujësjellësi më ka prerë ujin. Agresorët mund të kenë mbështetje politike. Nuk po ikin shqiptarët, por po i përzënë në mënyrë të llahtahshme. E, këtë këngë e drejton kryeministri ynë, e ka mbështetje ndërkombëtare për këtë punë. I kemi çuar letër kryeministrit dhe njerëzve me poste të larta e nuk na kanë kthyer përgjigje.

 Sapo isha kthyer nga puna, kur më bije telefoni i shtëpisë me një farë këmbëngulje. E ngre, dhe një zë i ngrohtë gruaje më pyet. Jeni familja Dizdari.?  Po – i përgjigjem. Nuk mund të rija pa ju marrë në telefon….shpresoj të mos ju bezdis  Jo, aspak…..Atëhere po hyj në temë…..jam mjeke në spitalin ushtarak, ….sapo u ktheva në shtëpi e lodhur dhe stresuar…….hap radion dhe një melodi e bukur, sa e trishtuar po aq shpresëdhënëse mbushi apartamentin, …..ja dhe zëri i Gaqo Çakos që më bëri të më shkojnë mornica në trup, ….ishin kollona zanore të filmave….si me magji m’u larguan lodhja dhe shqetësimi…..u ndjeva e lehtë dhe plot shpresë…..muzika e bashkëshortit tuaj është e mrekullueshme… më duhet të ju falenderoj edhe juve, që i krijoni kushtet emocionale për të kompozuar …

Nuk ishte hera e parë që telefoni na dërgonte të tilla urime dhe falenderime, por nuk di sepse, zëri i kësaj gruaje, i kësaj mjekeje më tingëllon edhe sot i pastër në vesh. Ndoshta nga që mund të kem qënë edhe unë në po ato valë emocionale lodhjeje dhe stresimi, ndoshta emocioni i zërit të saj kishte diçka të veçantë që e përjetonim ne gratë kur ktheheshim nga puna fëmijët…rregulli i shtëpisë, ekonomija etj… sidoqoftë u ndjeva krenare, e prilivegjuar, që muzika e bashkëshortit tim depërtonte në familjet shqiptare si një melhem për të qetësuar disi majisjet e kohës, të fukarallëkut dhe egërsisë. Po ajo çfarë më entusiazmoi është sinqeriteti dhe dashurija për të bukurën që e ndjeja se jetonte në shpirtin e shqiptarëve. Ky motiv i “ së bukurës” që të lehtëson jetën të mbushur me sëkëlldira, u bë trajektorja tonë edhe në vitet që pasuan, plot me peripecira për të gjithë kombin. Në këtë shkrim nuk dua të ankohem dhe as të bëj viktimën, por vetëm të them të vërtetën si një shqetësim shumë të madh shoqëror që na përket të gjithëve, sado larg të jemi. Vendimi që morëm për t’u larguar nga Tirana ,ose “arratisur” (siç thotë në një shkrim i të pa harruari Kiço Blushi,) tashmë pa atë atmosferë frymëzuese krijuese , aq e domosdoshme për krijuesin, ishte vazhdimi i normalitetit të jetës tonë “ të bëjmë muzikë dhe të edukojmë fëmijët me dashurinë për artin , muzikën, librin, me gjithshka që i bën fëmijët të rriten si qytetarë të ndershëm dhe dinjitozë. Dhe kështu, mes debatesh ( fillimisht unë nuk isha dakort) vendosëm të shesim shtëpinë në Tiranë, për të rindërtuar ish kino teatrin e Ksamilit, të shkatërruar si nga ndonjë betejë kafshësh prehistorike. Sipas ekspertëve 80% e ndërtesës ishte e rënuar. Në mes vështirësive të paparashikuara, të çuditshme nga përmasat, si fizike shpirtërore dhe financiare erdhi momenti të inagurojmë sallën e madhe të koncerteve me edicionin e 7 të konkursit ndërkombëtar “ Këngët e Tokës”. Që nga ky moment, evente të ndryshme mbushnin teatrin “Dafinat”. Vitet e para gjithshka shkonte mbarë. Qendra “Dea” mori pamjen e një institucioni artistik – kulturor të nivelit të lartë , evente të llojeve të ndryshme mbushnin sallën koncertore “Dafinat”, por pikërisht në këtë kohë filluan të hapen orekset e njerëzve, që mbinë nga hiçi për ‘tu prezantuar si pronarë…. dikush e kish blerë nga sindikatat, dikush nga konfederata, një tjetër kish punuar në kafenenë e vogël në kohën kur bëheshin brezaret dhe disa të tjerë pretendojnë për një blerje në “ankand” anonim nga konfederata. Çudi e madhe!!!!Japin e marrin sikur të jenë zotër të botës, pa pyetur dhe pa ndërgjegje se ku shkelin. Mos është mall pa zot? Sigurisht kështu quhet kur pushteti vendor nuk i del për zot dhe ta regjistrojë si pronën e saj të ligjshme, sipas ligjeve të shtetit. Apo lihet me qëllim,. E turpshme dhe cinike kjo sjellje….Pas 23 vjetësh pune dhe qëndrimi në Ksamil, ku ne nuk erdhëm si uzurpatorë, por sipas ligjeve të shtetit, vinë ca të pa njohur shqyejnë derën me kangjella hekuri, futin makinat në oborr dhe na urdhërojnë: shporuni- është prona jonë,….Terror psiqik……. Cili është kontributi juaj zotërinj që guxoni të ushtroni forcën urdhëruese ndaj dy artistëve të pa mbrojtur, që bëjnë vetëm punën e tyre me vetmohim? Sigurisht ju mbron dikush që është më i fortë se ju, nuk ka se si, deri sa nuk i bindeshit as policisë. Po kjo është mizore. ….kush jeni ju që mendoni se jeni më të mirë se ne? Ndoshta shpresoni që të vdesim? Nuk vdesim, se na mbron puna jonë, na mbrojnë qytetarët e ndershëm të Ksamilit dhe Sarandës, na mbron tërë opinioni publik që e do atdheun e vet, që e do artin dhe kulturën e vëndit të vet, që do t’i shohi fëmijët e vet të rriten të shëndetshëm dhe të ndershëm….për këtë flet edhe peticioni i firmosur nga shume qytetarë, për këtë flasin 14 pianot e blera nga qytetarët e Ksamilit dhe Sarandës, përveç 5 pianove që disponon Qëndra Dea. Na mbron salloni i librit “Migjeni”, salloni i veprave të artit “Buza” na mbrojnë bustet e Naimit, Nolit, Bethovenit, Çajkovskit. Kjo Qëndër Arti është pronë e tërë komunitetit të Ksamilit, edhe më gjëre.Jemi pa drita dhe ujë që në orën tre, – hakmarje.