Javën e ardhshme PD kërkon uljen e taksës së pronës me 30%

448
Kryebashkiakët Demokratë si dhe këshilltarët e djathtë në të gjithë bashkitë e vendit do të depozitojnë javën e ardhshme kërkesën nëpër Këshillat Bashkiakë përkatës për ta ulur taksën e pronës me 30%, niveli maksimal që e lejon ligji i taksës mbi pronën.
Ulja e taksave dhe e çmimeve të naftës dhe energjisë janë pjesë e platformës së Partisë Demokratike për tu ardhur në ndihmë konsumatorëve dhe biznesit.
Gjithashtu, kryetari Lulzim Basha, ka ndërmarrë një tur takimesh ” fjalën e kanë qytetarët”.
Kjo do t’i shërbejë përgatitjes së platformën së tyre qeverisëse ku biznesi i vogël të paguajë 0.5% të xhiros vjetore, çmimi i enrgjisë dhe karburatnti të ulet, tvsh për mallrat e shportës të eleiminohet, si dhe të rikthehet taksa e sheshtë 9%.
Sigal