Konfindustria: Dështon politika e qeverisë dhe modeli i FMN në realizimin e të ardhurave

725
Thellimi i gropës në buxhetin e shtetit edhe për muajin shtator për biznesin vendas ka ardhur vetëm si pasojë e dështimit të politikave fiskale të ndjekura nga qeveria dhe modelit të ofruar nga Fondi Monetar Ndërkombetar.
Me tone të ashpra Konfindustria shpreh shqetësim për këtë situatë në një kohë që mosrealizimi prej 25 milion dollarësh i te ardhurave buxhetore vjen kryesisht nga doganat dhe tatimet dhe ndodh ne kushtet e rishikimit ne ulje te planifikimit vjetor 2015 .
“Modeli i FMN, mbështetur në rritjen e taksave dhe tatimeve mbi biznesin dhe qytetarët sipas Konfindustrisë ishte i përcaktuar të dështonte pasi nuk ishte i duhuri për ekonominë e një vendi si Shqipëria ku mbizotëron informaliteti, shumë sektorë janë monopol, sistem bankar është jokonkurues dhe ku institucionet fiskale dhe gjyqësore janë të dobëta”
Konfindustria vlereson, se deshtimet e politikave fiskale ishin te pritshme dhe te paralajmeruara edhe për faktin se Modeli i ofruar nga FMN dhe i pranuar nga vendimarrja politike shqiptare ishte detyrim në zbatim të marrëveshjes financiare ndërmjet dy institucioneve në vitin 2014.
Për më shumë modeli i rritjes së barrës fiskale i zbatuar në 2 vitet e fundit sipas biznesit ka goditur drejtëpërdrejtë fuqinë konkuruese në nivel rajonal të ekonomisë vendore për thithjen e investimeve te huaja, aq shumë të nevojshme në kushtet e krizës.
Sigal