“Karantinë kush vjen nga Greqia”, LSI i kërkon gjykatës rrëzimin e vendimit

205
Sigal

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinë dy javore kush vjen nga Greqia, ka bërë që Lëvizja Socialiste për Integrim, ti drejtohet Gjykatën Administrative të Tiranës, një kërkesë për anulimin e këtij vendimi. Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.

Në kërkesë theksohet se Kushtetuta parashikon si të drejtë dhe liri themelore të shtetasit, të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, e drejtë kjo që iu është mohuar nga vendimi i Komitetit.

Komiteti i Ekspertëve, vendosi të aplikojë një karantinë 14-ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Masa e karantinës do të nisë nga sot dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 3 maj. Sipas Mira Rakacollit, një masë e tillë merret pasi këto vende fqinje kanë ende shifra të larta ditore të infektimeve.