Moti me vranësira vazhdon edhe disa ditë

233
Sigal

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira e reshje shiu. Edhe ditën e martë reshjet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat do të ndryshojnë nga 8 deri në 13 gradë celcius.

E mërkura do të nisë gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa pasditja do të ketë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të jenë nga 7 deri në 16 gradë celcius.