Dekriminalizimi, PD kërkesë në prokurori për verifikimin e deputetëve Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani

785
Grupi Parlamentari Partisë Demokratike depozitoi sot në prokurori kërkesën për kontrollin e të dhënave të dekriminalizimit për deputetin Aqif Rakipi dhe për deputetin Gjetan Gjetani, lidhur me dyshime për fshehjen e të dhënave për aktivitet kriminal, që si pas ligjit për dekriminalizimin duhej ti pengonte për të marrë poste publike apo për tu zgjedhur.

Denoncime nga publiku dhe partnerët pranë Partisë Demokratike përbëjnë indicie për të verifikuar në se të dy këta deputetë kanë fshehurre korde kriminale në të kaluarën e tyre në lidhje me aktivitete të paligjshme të kryera në Itali.

Partia Demokratike është e vendosur në betejën e saj për të luftuar krimin, dhe për të nxjerrë krimin nga parlamenti dhe institucionet e shtetit. Në të kundërt, lidhur me këto dy raste por edhe të tjera që po trajtohen nga Partia Demokratike, Edi Rama dëshmon se vazhdon të mbrojë dhe promovojë krimin, se nuk ka vullnet ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit, dhe nuk ka vullnet të shkëputet nga krimi dhe aleanca politike me krimin.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të veprojë me një herë e të garantojë zbatimin e dekriminalizimit.


Sigal