Bahri Shaqiri: Ardian Çela me bandën e tij, ka kërcënuar të gjithë specialistët dhe shefat e Kadastrës

215
Ardian Çela me bandën e tij të përbërë nga Dor Baba, Tur Feta, Ron Shqopa, Feta Mata kanë mbërritur para pak ditësh në zyrat e Kadastrës Durrës, dhe në zyrën e drejtorit të Kadastrës, Rezart Elmazi, nje prurje e Çelës në Durrës dhe ka bërë mbledhje me të gjithë stafin.
Ka kërcënuar të gjithë specialistët dhe shefat e Kadastrës.
4 orë terrori në atë vend ku kontigjent të policisë qarkullonin nëpër koridore me armë.
Janë kërcënuar me heqje nga puna të gjithë ata që nuk do bien dakort për të punuar dosjet problematike të zonave më të përfolura në Durrës, të jashtëligjshme deri dhe me letra të fallsifikuara.
Janë dosje për të cilat ka hetim që po shqyrtohen në SPAK por që nuk ka asnjë zhvillim.
Ardian Çela me bandën e tij ka kërkuar pa asnjë lloj kompromosi të punohet, legalizohet, certifikohet çdo lloj shërbimi që kërkon partia.
Asnjë qytetar nuk do të pritet dhe nuk do të marrë shërbim në momentin që nuk shkon te selia e PS te prefektura.
Futja e personave jashtë linjës së partisë çon në ardhjen e Policisë dhe nxjerrjen me forcë të tyre.
Më 26 prill të gjithë këta shkelës do përballen me drejtësinë.
I dimë të gjitha. Kemi prova.
Bahri Shaqiri
Kandidat për Deputet
LSI Durrës
Sigal