Kaosi në Kuvend/ Berisha: Kjo ishte një grevë e përkohshme

43
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas kaosit në Kuvend, në një pronocim për mediat, është shprehur se kjo e sotmja është një grevë e përkohshme.

Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkoshme në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të drejtave kushtetuese. Ne de fakto jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrrë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese për ngritjen e 8 komisioneve hetimore.

Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës, por si detyrim nga kushtetuta sapo të mblidhen 35 firma. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë.

Kjo mohohet se në epiqendër të këtij hetimi do vendoset dhe Rama. Nuk  mund të pranojë Rama për zbatimin e ligjit sepse anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kod është anëtar familje vazhdon të marrë tenderë nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur pushtetin e thjeshtrit”, tha Berisha.