Kaosi dhe tymueset, Policia e Tiranës mbërrin në Kuvend

64
Sigal

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, së bashku me disa efektivë kanë mbërritur në Kuvend.

Ata do të këqyrin vendin e ngjarjes pasi deputeti i PD-së hodhi flakadanë seancës së sotme parlamentare (2 nëntor).

Tonin Vocaj së bashku me grupin e punonjësve të policisë kanë hyrë brenda ambienteve të Parlamentit.

Deputeti Salianji ndezi flakadanë në foltore teksa mazhoranca miratoi projektligjet pa debat dhe mes kaosit të krijuar nga opozita që grumbulloi karriget në mes të sallës së Kuvendit.

Disa nga flakadanët ia morën punonjësit e Gardës, ndërsa disa të tjerë i hodhi në mes të sallës.

Kaosi dhe tymueset, Policia e Tiranës mbërrin në Kuvend