Skandali/ Mediat italiane: Me 7 mijë euro merr pasaportë diplomatike në Tiranë

657
Emisionin i njohur investigativ italian “Striscia la Notizia” në “Canale 5” ka transmetuar mbrëmjen e sotme një skemë mashtrimi që ndodh në Tiranë. Protagonist i investigimit të italianëve është Shefki Hysa, i cili ka themeluar një organizatë të dyshimtë mashtruese ku hiqet si pjesë e OKB-­së.
Sipas Hysës nëse paguan një tarifë prej 7,000 eurosh ata të pajisin me një kartë të veçantë e cila sipas tyre e shoqëruar bashkë me pasaportën normale në kufi merr vlerën e një pasaporte diplomatike duke krijuar lehtësira me policinë dhe me lëvizjen jashtë kufijve.
Gazetarët e emisionit të njohur italian u hoqën si persona të interesuar dhe erdhën në Shqipëri për të folur më nga afër me këta persona. Madje Shefki Hysa kishte arritur të dilte në fotografi me disa deputetë italiane dhe fotot me ta i shfrytëzonte për reklamë. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë shqiptar të mashtruar nga kjo skemë.
Sigal