‘Je i mbaruar Lulzim Basha, po të përdor pushteti si letër higjienike!’

168
Sigal

Nga Ylli Manjani

Sinqerisht nuk e kuptoj, çfarë pret Lulzim Basha?! Të humbë Berisha keqas zgjedhjet vendore dhe të dalë ky si gjeli në majë të plehut me fjalinë “a ju thashë”?!

Ja ta zëmë se Berisha i humbi keq zgjedhjet dhe u largua nga PD, seriozisht e mendon veten se mund të jetë prap kryetar i demokratëve, ndaj të cilëve ka 1 vit e gjysmë që hedh vrer e madje edhe gaz asfiksues dhe lotsjellës?!

E mendon veten kryetar të demokratëve që i ka marrë peng me një vulë?!

Uau!

Duhet të jetë bosh, po bosh fare nga trutë e kokës, nëse e mendon vërtet këtë gjë.

As për vete nuk ka haber, se po të kishte duhet ta kuptonte se duke marrë peng PD zyrtare, ai është thjesht alibia që do përdoret në rast humbje.

Minimalisht, që t’i ngjiste fjala. duhej t’i dorëzonte vulën e PD kryetarit të saj legjitim. Vetëm kështu do të mund t’i ngjiste fjala, disi.

Po me pengmarrje e me gjyqe të shtyra me raport mjekësor (këtë punë ka bërë gjithmonë) nuk mbetet dot jo në PD, por as në politikë më.

Je i mbaruar Lulzim!

I mbaruar!

Dead man walking, je!

****
P.S. Nuk po i shtoj këtij arsyetimi as dështimin kronik të Bashës në krye të PD,as pazaret financiare me Ramën, as lojën me ambasadat e huaja. Mjafton sa më sipër për të kuptuar se sa i mbaruar është. Ndaj dhe e përdor pushteti si letër higjenike…