Edmond Panariti: Blegtoria në kurth!

234
Zinxhiri i qumështit që çliron fqinjët por që po na prangos prodhimin vendas!
Rritja e përpunimit të qumështit te ne , nuk është rritje prodhimit vendas.
Thjesht rritje e importit të qumështit nga jashtë !
E nxitur kjo edhe nga rritja e çmimeve të kushtëzuara nga kriza e luftës në Ukrainë.
Sepse qumështi ynë mbetet i pa subvencionuar dhe qëndron jashtë këtij zinxhiri vlerash.
Zinxhir cili në vend që të ndihmojë blegtorët dhe barinjtë tanë, u ofron mundësi dhe treg blegtorisë së fqinjëve të cilët u shesin qumësht fabrikave tona.
Zinxhir që çliron fqinjët dhe prangos prodhimin vendas.
Zinxhir që po u farkëtua, do të kërkojë shumë mund dhe sakrifica për ta shpërbërë dhe rindërtuar në favor tonin.
Shqipëria një vend i historisë dhe traditës në blegtori, rrezikon në këtë mënyrë të shndërrohet një stacion fundor i shkarkimit të mbetjeve prodhuese plus nga rajoni dhe më gjerë.
Sigal