Kim Mehmeti: Në Shqipëri ka filluar lufta mes qytetarisë e barbarisë!

435
Sigal

Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.

Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!

E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtarë do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare.

Pra Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë të renë të Piktorit!