Av. Besnik Muçi: Votimi i Kuvendit për shkarkimin e  Presidentit u bë jashtë afateve

298
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Avokati Besnik Muçi, foli dje për faktin se tashmë Gjykata Kushtetuese do të thotë fjalën e fundit për shkarkim ose jo të Presidentit dhe theksoi se, Meta ka mbrojtur vetëm interesin publik, sipas asaj që ai e percepton. Avokati Besnik Muçi: “Presidenti i Republikës, në të gjithë veprimtarinë që ka ushtruar, ka mbrojtur interesin publik të vlerësuar nga ai. Është detyra e tij që ta mbrojë interesin publik, sipas asaj që percepton. Nuk mund t’i thuash dot Presidentit të Republikës, që nuk është interesi publik ai që po mbron, sepse nuk mund të kesh të drejtën absolute. Po shkelet parimi për t’u shprehur.

Nuk shoh ndonjë problem madhor tek presidenti, aq sa të shkarkohet. Shkarkimi nga Kuvendi i Kreut të Shtetit u bë jashtë afatit të duhur. Unë besoj se Gjykata Kushtetuese do jetë objektive në vendimet që merr. Nuk di çfarë kriteresh duhet të ketë që të mund të thuhet se ka ‘shkelje të Kushtetutës’. Çështja e emërimit të Cakajt, përshembull; u zgjodh nga gjykata. Është Gjykata Kushtetutese që jep vendimin final. E mira do ishte që trupa gjyqësore të jetë e plotë dhe vendim-marrja të jetë më me kredibilitet.”