Kryemadhi: Nuk besoj tek dhuna, besoj tek rezistenca, prokuroria duhet të bllokonte prishjen e Teatrit Kombëtar

45

Rama po shkel shumë nga ato që ju i keni quajtur ‘vija të kuqe’, a duhet ta shpërndajë në këtë moment Parlamentin Kreu i Shtetit? A ka më kuptim të vazhdohet me atë Parlament?
Ajo që dua të them është që, vërtetë është vija e kuqe, sigurisht që vija e kuqe nuk do të thotë që ne të marrim armët sot dhe të shkojmë të qëllojme Edi Ramën, as të shkojmë në Surrel. Por, asgjë nuk është e përjashtuar nëse revolta dhe frustrimi i njerëzve do të vazhdojë dhe do të rritet. Unë nuk besoj te dhuna, nuk besoj as te shkatërrimi, sepse ndoshta edhe vetë si karakter jam luftëtare, jam edhe sakrifikuese por nuk besoj asnjëhere të dhuna. Nuk besoj të dhuna sepse në fund të fundit, dhuna që do të bëjmë ne, do të viktimizojë një kriminel. Unë besoj te qëndresa, besoj te rezistenca, besoj te morali i të gjithë lëvizjes. Morali i kësaj lëvizjeje për mua është shumë e rëndësishme. Nuk është thjeshtë teatri, ëhtë tradita, e ardhmja, e shkuara jonë, është historia. Po diskutonim se çfarë mund të bënim diçka po themi për ikonat apo figurat e shquara të Teatrit Kombëtar, dhe diskutonim për Maria Logorecin dhe me tha dikush, ‘nuk e njeh njeri’. Po diskutonim për Naim Frashërin, ai ka vdekur kur unë kam lindur, nuk e njef njeri. Pra çfarë po bëjmë? Po vrasim memorien e brezit të ri. Po çfarë do të thotë të vrasësh memorien e brezit të ri? Do të thotë të vrasësh ikonat? Mos u çudisni kur nesër të kemi komplet një histori tjetër. Ne sot pamë Kryeministrin sepse edhe kjo është një histori shumë banale, të gjithë televizionet jepnin live Kryeministrin se si vizitonte Pallatin e Kulturës. Ai ka ikur në mëngjes dhe e ka bërë atë, mos të them që e ka bërë dje, ndoshta jo dje sepse dje ka patur rrëmuja por mund ta ketë bërë edhe 3 ditë më parë kur ka qenë qetësi dhe nuk ka patur asnjë njeri, e ka regjistruar dhe e ka hedhur si proces live. Kjo është propaganda. Provokonte qytetarët dhe bënte nje karshillëk, që me thënë të drejtën është shumë demode, primitiv, është shumë I çngjyrosur, që të bësh një kërshillëk… që po shkon dhe po shikon një restaurim të një pallati që në fund të fundit është një vepër e kohës së komunizmit, diku të vitet 60. Përse nuk e rikonstruktoi këtë teatër dhe të bënte një teatër të ri, ‘Piramidën’ për shembull se ndoshta muzeun e Enver Hoxhes nuk mund rikthenim, por Piramida mund të bëhej një teatër i ri.
• Ka dalë kundër shembjes së Piramidës, unë jo më kot dje kam publikuar një fjalim të Kryeministrit të datës 2 nëntor të vitit 2010 ku Kryeministri pretendonte se unë nuk jam taleban. Ai fliste në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ‘Të shkatërrosh trashëgiminë kulturore të një vendi është talibanizëm.’, thonte.
Për fjalë është shumë i mirë ai, edhe për mashtrime por ai, dëmin që i ka bërë historisë tonë në fakt nuk i aka bërë as komunizmi dhe as 500 vite të pushtimit të Perandorisë Osmane.
• Znj. Kryemadhi, është një dëm I pa rikuperueshëm për momentin pavarësisht se edhe opozita, edhe Z. Basha thonë se do ta rindërtojmë. Ndërkohë ju thatë se nuk keni besim te prokuroria, thatë se të kjo drejtësi që është ngritur, Presidenti ka kërkuar hetim ndërkombëtar për shembjen e teatrit, me gjithë atë ne kemi publikuar sot faktin se në vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar mungon firma e personit më të rëndësishëm, e Erion Veliajt. Ka përdorur si veglat të gjithë 16-17 anëtarë të Këshillit Bashkiak, edhe firmën e nënkryetarit, firmën e tij nuk e ka hedhur. Pra, personi kryesor përgjegjës për shembjen e asaj godine nesër-pasnesër nuk mund të mbajë përgjegjësi ligjore.
Jo, ka një problem sepse kërkesën e Këshillit bashkiak i ka bërë Erion Veliaj, besoj ju e dini dhe duhet ta keni atë shkresë që i aka përcjellë me datë 13 kryetarit të këshillit bashkiak.
• Po por thotë se është një vendim kolegjial dhe nuk e kam marrë unë.
Ata shquhen që ia fusin njëri tjetrit për këtë punë, nuk kanë ndonjë problem, në procesin e futjes së njëri tjetrit ata mbajnë vendin e parë jo vendin në Shqipëri por jam e bindur se e kalojnë edhe kufirin e Europës por edhe më gjerë. Unë përsëri nuk besoj te kjo prokurori sepse kjo prokurori është edhe qesharake. Sot fillon procesin për çështjen e hetimit të inspektimit të godëns. Çfarë godine do të inspektojë prokuroria sot? Prokuroria ditën që artistët kanë dorëzuar proçedimin duhej të kishte pezulluar menjëherë vendimin e këshillit bashkiak, i cili edhe ky është i falsifikuar, që u bë prezent dhe u denoncua në të gjitha mediat. Kjo është të të ushqejnë më lugë bosh, është një mashtrim që nuk ka asnjë problem.
• Teatri u prish ndërkohë që sot kryetari i bashkisë na ka folur për ndërtimin e një teatri të ri. Një teatër që ndoshta mund të kushtojë 30 milion euro. Tani ne e dimë që Shqipëria është në një gjendje të vështirë ekonomike, e kemi kaluar më lehtë se çdo vend tjetër COVID-19 por pasojat në ekonominë Shqiptare janë të rënda. Madje…