Ina Zhupa: Bypassi i Vlorës është premtuar 3 herë nga Belinda Balluku dhe nuk ka perfunduar (VIDEO)

316
Dr. Ina Zhupa ka nxjerr zbuluar mashtrimin që është bërë me përfundimin e Bypassit të Vlorës.Bypassi i Vlorës ka mbi 5 vjet që pritet të përfundojë, e mesa duket punimet do të vazhdojnë edhe pas 2021. Ministrja e Infrastrukturësm Belinda Balluku për 5 muaj, e ka vizituar 3 herë kantierin e ndërtimit, dhe të treja herët ka dhënë nje datë të ndryshme për hapjen e saj.
“Bypass i Vlorës duhet të përfundonte sipas kontratës në shkurt 2021.
Kjo gjë nuk është arritur dhe ende vazhdojnë punimet.
Balluku në vend të marri masa, sa herë viziton punimet në Bypass i Vlorës jep afate të ndryshme për përfundimin e tyre. Deri tani ka dhënë 3 afate të ndryshme në 3 prononcimet e saj. Kontrata vazhdon të zvarritet pa u përfunduar në kohë edhe pse i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 35 milion euro!
Në daljen e fundit nuk fliste më as për përfundimin e punimeve por për një hapje provizore sa për të kaluar rradhën.
Afatet janë për tu zbatuar në shërbim të qytetarëve dhe jo për të bërë lojra fjalësh ministria sa herë i duhet të dal në tv.”, shkruan Zhupa.
Sigal