Martohet kryeministri britanik, ceremonia sekrete u zhvillua në Katedralen e Westminster larg mediave

194
Sigal

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është martuar me partneren e tij, Carrie Symonds, pasditen e së shtunës, njofton Downing Street.

Ceremonia “sekrete” larg vëmendjes së mediave dhe publikut, u zhvillua në Katedralen e Westminster në Londër, në praninë e pak personave, duke qenë se për momentin në MB, dasmat mund të zhvillohen vetëm me 30 pjesëmarrës.

Johnson është kryeministri i parë në MB, që martohet duke qenë në detyrë, që prej 200 vitesh.

Çifti kanë një fëmijë një vjeçar, që lindi gjatë pandemisë, në një periudhë të trazuar për të dy, për shkak se u infektuan me koronavirus dhe kryeministri përfundoi në terapi intensive.

Johnson dhe Symonds, do të festojnë me miqtë dhe familjarët, verën e ardhshme, kur mendohet se situata e shkaktuar nga pandemia nuk do të jetë më një problem.