Ministrja Denaj në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

348

Ministrja e Financave, Anila Denaj teksa ndodhet në Turqi për një vizitë pune, ka reaguar në një lidhje telefonike për Report Tv për sa i përket tërmetit të rënë mbrëmjen e djeshme në këtë shtet duke thënë se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar. “Situata aktuale është ë vështirë. Tërmeti ishte i lartë dhe viktimat janë në numër të konsiderueshëm. Aktualisht është 22. Në vend kanë shkuar autoritet dhe presidenti i vendit që po merr pjesë në ceremonitë mortore atje. Ka shumë të lënduar, po bëhen akomodimet e menjëhershme. I kemi shprehur fjalët tona. Nuk raportohet për persona që kanë kombësi shqiptare, megjithatë do presim njoftime zyrtare”.