Lezhë – Monumentet e kulturës, Zef Çuni: Ka mungesë fondesh

435
Zv.ministri i Kulturës Zef Çuni deklaroi nga Lezha se projektet restauruese janë gati por ministria ka mungesë fondesh. Çuni tha se po bëhen të gjitha përpjekjet që të ndërhyhet, dhe shumë shpejt do akordohen dhe fondet.

Fondet për të ndërhyrë për monumentet e kultures që ndodhen në qarkun e Lezhës janë të kufizuara. Adresimi i problematikës është bërë nga zv.ministri i Kulturës Zef Çuni, i pyetur mbi degradimin që kanë pësuar objektet e trashëgimisë kulturore. Sipas Çunit projektet për restaurimin e tyre janë gati dhe shumë shpejt do tju vijë radha për të ndërhyrë.

Zef Çuni, ZvMinister i Kulturës: Ka probleme, ka edhe një numër të kufizuar fondesh dhe ka një radhë sa i përket monumenteve të kulturës për t’i restauruar. Edhe këtyre që përmendët ju do ti vijë radha shumë shpejt, në projektet i kemi.

Nga lënia në harrese disa prej monumentëve me vlera të jashtëzakonshme historike i kemi humbur, si rasti i shtëpise së Zekajve në lagjen Sheher të Lezhës, e cila është shembur thuajse tërësisht. Ndonëse këto objekte janë moment kulture, mirëmbajtja dhe investimet për to kanë qenë thuajse inekzistente.
Sigal