“Kërkojmë pagat për të ushqyer fëmijët”, naftëtarët: Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër përveç uzinës

393
Sigal

Gjendja shëndetësore e një prej naftëtarëve të Ballshit të cilët prej pesë ditësh janë në grevë urie është përkeqësuar.

Aleksandër Mejdani i cili prej ditësh së djeshme ka shfaqur simptoma të rënda është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Grevistët thonë se nuk do dalin nga godina deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa shtojnë se janë braktisur nga qeveria dhe autoritetet shëndetësore.

“Nuk vijmë nga qejfi këtu por vetëm për bukën e gojës. Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër përveç uzinës. Dhe tani që flas më dridhet trupi. Radhën e parë që u futëm në grevë kanë ardhur kurse këtë herë jo.

Nuk po ndihem mirë, po konsumoj ujë me sheqer dhe paracetamol. Kërkoj vetëm rrogën për ti dhënë bukë fëmijëve”, është shprehur një nga naftëtarët grevistë.

Një tjetër naftëtar thekson se ekonomia e tyre është zero dhe e kalojnë ditën dhe javën duke marrë borxh te të afërmit për të ushqyer fëmijët.

Naftëtarët prej kohësh kërkojnë pagat e prapambetura dhe nisjen e punës në uzinë.