Sekuestrohen 15 mijë paund dhe 2 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

271
Sigal

Sekuestrohen 15 mijë paund dhe mbi 2 mijë euro të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Policia Kufitare se shtetasi B. M., nga Vlora, rezident ne Angli, merrej me transport të vlerave monetare të padeklaruara, mesditën e sotme në hyrje të Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip furgon.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon, me drejtues shtetasin B. M., 48 vjeç, lindur në Vlorë dhe rezident në Angli., shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në fundin e një çante, 15450 paund dhe 2350 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, ndërsa 48-vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.