Reshje dëbore gjatë natës në disa zona të vendit, këto janë akset problematike

351
Sigal

Në disa pjesë të vendit, gjatë natës së shkuar ka pasur reshje dëbore. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije akset problematike kryesisht në veri të vendit ku ka prani të dëborës.

Megjithatë, siç thekson deklarata, qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.

Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

 

Gjatë natës ka patur reshje bore dhe reshje me intensitet të lartë shiu në veri dhe jug të vendit.

Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B. Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.

Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.

Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:

Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.

Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.

Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori qarkullimi vazhdon normalisht.

Në akin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përrenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.