Bledar Kurti: Bledar Dervishaj është juristi i cili ka shqyrtuar me sukses çështjet ligjore dhe kushtetuese më unike dhe të paprecedenta

46
Fjala, gërma, fryma
(shembuj real)
Zonja Drejtësi, simbolizohet me imazhin e personifikimit të Iustitia. Një grua e cila në njërën dorë mban peshoren, në tjetrën shpatën, për të simbolizuar trajtimin dhe vendimmarrjen e barabartë dhe të paanshme në raport me ligjin. Ajo i ka sytë e mbyllur, duke treguar kështu që drejtësia vlen për cilindo, pavarëisht se kush është ai apo ajo që përballet me ligjin.
Miku im i ngushtë Bledar Dervishaj i mbart këto parime me profesionalizmin më të lartë, por me sytë hapur, si kalorës i ligjit dhe i drejtësisë, i gatshëm për t’u përballur me çdo çështje ligjore.
Bledar Dervishaj është juristi i cili ka shqyrtuar me sukses çështjet ligjore dhe kushtetuese më unike dhe të paprecedenta në historinë e shtetit shqiptar. Çështje me rëndësinë më të madhe për vendin, shoqërinë, kushtetutën dhe drejtësinë, raste të cilat do studiohen për një kohë të gjatë nga juristët profesionistë dhe studentët e jurisprudencës.
Bledar Dervishaj ka shërbyer si Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës, Këshilltar dhe Drejtor Kabineti i Ministrit të Drejtësisë, etj, por mbi të gjitha i ka shërbyer fjalës, gërmës dhe frymës së ligjit dhe kushtetutës.
Për të arritur këtë nivel kaq të lartë profesionalizmi, përveç vlerave më të larta njerëzore që ai mbart, si ndershmëria, besnikëria, korrektësia dhe mirësia, ai ka fituar dijen gjithëpërfshirëse përmes leximit dhe studimit.
Ndaj LEXO, LEXO, LEXOt’i shërbesh vendit dhe shoqërisë.
Të lexosh është si të ndezësh një zjarr; çdo rrokje e shkruar është një shkëndijë.
Sigal